'Reforma në drejtësi ka forcuar demokracinë dhe ka bërë më të sigurt rrugën në BE', Dumani: Pandëshkueshmëria po goditet sot

16 Dhjetor 2024, 16:16 | Përditesimi: 16 Dhjetor 2024, 16:16

Nga konferenca për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë (IKP) në përfundim të mandatit të tyre kushtetues, Altin Dumani u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë frytet e saj. Sipas kreut të SPAK është goditur pandëshkueshmëria dhe mendësia e vjetër.

Reforma ka sjellë gjithashtu ngritjen e institucioneve të rëndësishme si KPK, KPA, dhe SPAK, të cilat kanë luajtur një rol kyç në ndërtimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të drejtë.

Ai gjithashtu ka përmendur sfidat që janë shoqëruar me këto procese, siç është ngarkesa e madhe për prokurorët dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje të shpejta, duke përfshirë administrimin e çështjeve të Komisionerit Publik dhe kalimin e çështjeve të pazgjidhura tek SPAK.

r.k./Shqiptarja.com