Reforma Zgjedhore, PD thirrje Bardhit dhe Rithemelimit: Të diskutojmë e dalim me një draft! Bashkëkryetari e drejta jonë

25 Janar, 11:49 | Përditesimi i fundit: 2024-01-25 12:24:35

PD i bën thirrje grupit të Bardhit që të ulen në diskutime për Reformën Zgjedhore. Nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku pas seancës plenare tha se kolegët e tjerë të opozitës janë të mirëpritur që të ulen në diskutime dhe të dalin me një draft të përbashkët në Komisionin e Reformës Zgjedhore.