Reforma Zgjedhore/ Rithemelimi kërkon rikthimin e koalicioneve, lista të hapura të partive! Të kthehet marrëveshja e 5 qershorit, mbështesim votën e diasporës

25 Prill, 15:03

Rithemelimi prezantoi draftin zyrtar të propozimeve për Reformën Zgjedhore që do të diskutohet në grupin e Dialogut. Oerd Bylykbashi insiston në rikthimin te marrëveshja e 5 Qershorit të 2020, që u bë me bekimin e ndërkombëtarëve dhe rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, të cilin e quajti kusht të panegociuar. Por një ditë më parë, kryeministri Edi Rama në Report Tv tha se opozita duhet t'i harrojë koalicionet parazgjedhore.