Rehabilitohet blloku urban pranë Rrugës së Qelqit në Kombinat, Veliaj: Asfalti, trotuaret dhe gjelbërimi i rrisin vlerën zonës

28 Gusht 2023, 13:35 | Përditesimi i fundit: 2023-08-28 13:56:46

Blloku urban në afërsi të ish-Fabrikës së Qelqit në Kombinat po rehabilitohet nga Bashkia e Tiranës. Përveç rrugëve “Zagoria”, “Jorgo Panajoti” dhe rrugicave të cilat po asfaltohen me të gjitha elementet e infrastrukturës rrugore, Bashkia e Tiranës po ndërhyn edhe në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe ujërave të zeza, për përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës.