Report Tv e denoncoi, qeveria zhbën ‘VKM Balluku’, ku merrte lejet e ndërtimit për gjithë Tiranën! Vendimi i ri: Miratim vetëm për ndërtesat që pengojnë fluturimet! Rikthehen kompetencat e bashkive

19 Shkurt 2025, 17:40 | Përditesimi: 19 Shkurt 2025, 17:40

Vendimi i miratuar me propozim të zv. Kryeministres Belinda Balluku që i jepte kësaj të fundit miratimin e lejeve të ndërtimet në hapësira gjigande rreth aeroporteve nuk ekziston më. Pas denoncimeve të Report Tv, qeveria e ka zhbërë vendimin e datës 18 dhjetor. VKM e re zvogëlon shumë hapësirën gjigande, ndërsa lejet do të jepen nga KKTU për çdo ndërtim në vetëm 2 km, për ndërtimet mbi 15 metra në 2 km e tjerë dhe për ndërtimet mbi 30 metra në 11 km pasardhëse. 

    A.A/Shqiptarja.com