Report Tv në fshatrat minoritare që po zbrazen në jug të vendit! Në Dërmish të Finiqit gjen vetëm të moshuar! Banorët: Na kanë ikur fëmijët, vetëm pleqtë kanë mbetur

30 Tetor 2021, 13:57 | Përditesimi: 30 Tetor 2021, 13:57

Fshatrat e minoritetit grek në jug të vendit  kanë filluar të zbrazen. Të vetmit që kanë ngelur janë ata pak të moshuar të vetmuar, që i shtyjnë ditët me punët e fshatit, duke pritur me sytë nga rruga fëmijët e tyre. Por fëmijët kanë kohë që kanë ikur. Janë detyruar të lënë prindërit e tyre aty e të emigrojnë diku larg, në kërkim të një jetese më të mirë, pasi fshati nuk mund t’ua mundësojë këtë gjë. Fshati nuk ka më, as mundësitë e punësimit e as mundësitë e krijimit të një jetese normale e moderne, siç të rinjtë dëshirojnë.

Të moshuarit janë ulur këmbëkryq me vetminë, e cila është tashmë zonja e shtëpisë së tyre. Zërat e fëmijëve duket sikur janë shuar brenda atyre mureve boshe e ata kanë ngelur të detyruar të flenë përnatë përqafuar me mallin, duke i mbajtur gjallë shpresa se fëmijët po jetojnë në mirëqenien që s’ua mundësoi dot fshati.

r.k./Shqiptarja.com