REPORT Tv siguron pamjet kur shpërthen zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë! Fillimisht iu vu flaka eskavatorit, akt i qëllimshëm, hetime për autorët

7 Gusht, 18:13 | Përditesimi: 7 Gusht, 18:13

Zbulohet momenti kur merr flakë fusha e mbetjeve në Vlorë.

Report Tv siguron pamjet filmike, ku dallohet qartë vatra e zjarrit që nis fillimisht nga eskavatori (skrepi) që punonte të fusha e mbetjeve dhe më pas përhapen flakët edhe të ndihmuara nga era në të gjithë fushën e mbeturinave.

Zjarri dyshohet që të jetë i qëllimshëm dhe Policia ka administruar pamjet filmike për të clerësuar dhe ekspertuar personin apo personat që e kanë vendosur zjarrin fillimisht tek mjeti i rëndë. Kjo është e disata herë që fushës së mbetjeve i vihet zjarri qëllimisht për këtë vit.

E.H/Shqiptarja.com