Report Tv zbulon emrat: Gazment Bardhi me 29 deputetë firmosin kërkesë në Gjykatë Kushtetuese! Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

15 Dhjetor 2023, 20:15 | Përditesimi i fundit: 2023-12-15 20:35:50

Report Tv siguron ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur padinë në Gjykatën Kushtetuese në tentativën për ta shpëtuar Sali Berishën nga arrestimi nga SPAK. Emrat u mbajtën të fshehtë, por Report Tv i zbulon të 30 deputetët që plotësuan firmat e nevojshme në padi, në mbështetje të Berishës, mes të cilëve dhe Gazmend Bardhi e 10 deputetë të grupit të tij.