Reshat Qosja: Të ngresh familje, pas burgut skllavërues (18 prill 2023)

18 Prill 2023, 20:28

Reshat Qosja, ishte një prej të rinjve tiranas që vinin prej familjeve të pasura, e që regjimi komunist i kishte vënë në shenjëstër që në ditët e para të instalimit të diktaturës. Në familjen Qosja si në shumë familje tregtarësh të Tiranës, mbledhja e florinjve, sekuestrimet e pasurive dhe arrestimet e shumta ishin kthyer në kryefjalë të çdo bisede. Të gjithë ishin vënë nën pushtetin e ankthit dhe pasigurisë që i priste. Pronat e tyre ishin tashmë në duart e komunistëve, ndërsa jeta mes udhëkryqeve të pasigurisë. Pas arrestimti të të atit Reshati kishte tentuar të arratisej, por plani i kishte dështuar, pasi bie në duart e komunsitëve dhe e arrestojnë. Ishte në vitet më të bukura të rinisë së tij. Nëse Shqipëria nuk do të ishte nën pushtetin e regjimit komunsit, jeta e tij si edhe e gjithë të rinjve të tjerë si ai, do të merrte tjetër rrjedhë. Por ai dhe shumë djem e vajza të familjeve të ngjashme më të tijën, duhet ti frenonin ëndrrat njëherë e përgjithmonë. Vitet më të bukura të moshës, Reshati do t’i kalonte në kampet e tmerrshme të punës së detyruar. Një jetë skllavëruese e priste në vijim....