Reshje dëbore në Pukë e Fushë Arrëz, segment i rrezikshëm Bardhet-Kryzi-Iballë! Policia bën apel për kujdes

21 Janar, 09:27 | Përditesimi: 21 Janar, 09:27

Reshjet e borës kanë përfshirë territorin e bashkisë Pukë dhe Fushë Arrëz. Reshjet vijojnë me intensitet mesatar. Aktualisht nuk raportohet për probleme. Përgjatë segmentit rrugor Bardhet - Kryzi - Iballë duhet kujdes pasi poshtë borës ka shtresa akulli që e bëjnë të rrezikshëm qarkullimin.

A.M/Shqiptarja.com