Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve:Të evitojmë lëvizje të panevojshme, bashkëpunim me emergjencat civile dhe Bashkinë 


13 Shtator, 08:24

Tirana dhe e gjithë Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa shprehet se për çdo problematikë të raportojnë në numrat 112 dhe 0800-0888.