Në GJJKO është mbajtur seanca e radhës, për Fatmir Mediun, i cili ishte i pranishëm në senacë.
Në përfundim Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.
Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.