'Riintegrim në tregun e punës së emigrantëve', Balla zbulon paketën e qeverisë: Synojmë të rrisim ofertën për vëllezërit dhe motrat që të kthehen në atdhe

2 Maj, 10:34

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas mbledhjes së qeverisë bëri me dije për mediat disa nga vendimet e marra sot.

Ai u shpreh se po bëhert gati një paketë nga qeveria për të përballuar flukset migratore 2024-2028 ku fokusi do të jetë tek rikthimi në atdhe i shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë, duke iu krijuar kushte dhe mundësi pune.