Midis natës së të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur bie ora 3, kthehemi në kohën diellore. Akrepat lëvizin një orë pas, pra ora 3 do të jetë 2 e mëngjesit. Për pak orë do i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Flini më shumë, por humbisni pak dritë!
A ia vlen ende ky ndryshim? Sipas të dhënave të institucioneve shkencore: Po. Kompania që administron rrjetin kombëtar të transmetimit ka llogaritur se në shtatë muajt e verës kemi kursyer 450 milionë kWh për konsum më të ulët, me një kursim ekonomik prej afërsisht 105 milionë euro. Nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas analizës së Terna-s në Itali, konsumi më i ulët i energjisë elektrike për Italinë për shkak të kohës së verës ishte afërsisht 10.5 miliardë kËh që, në terma ekonomikë, përkthehet në kursime për qytetarët mbi 1.8 miliardë euro.