Punësimi, si një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare bëri bashkë në një tryezë diskutimi përfaqësuesit e insitucioneve shtetërore e private në vendin tonë.
Në takimin e organizuar nga Projekti Zviceran për Punësimin e të Rinjve, RisiAlbania ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Adrian Maître tha se suksesi për të zgjidhur këtë problematikë të shoqërisë është bashkëpunimi i ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.














