Rithemelimi 2 orë protestë me militantë në shesh, Berisha me ‘foltore’ nga arresti shtëpiak!

20 Shkurt, 22:50

Gati 2 orë ka zgjatur protesta e thirrur nga Rithemelimi këtë të martë, thirrje të cilës ia janë përgjigjur vetëm militantë. Berisha mbajti një fjalim të gjatë në një podium të improvizuar në shtëpinë e tij që ndodhet në arrest. Në fund një grup militantësh hodhën edhe molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.