Rithemelimi bllokoi hyrjen e Komisionit të Sigurisë, Gjylameti përplaset me deputetët, shtyn Isuf Çelajn dhe hap derën

7 Nëntor 2023, 13:27

Deputetët e PS janë përplasur me ata të Rithemelimit pasi këta të fundit kishin bllokuar derën e sallës së komisionit për Sigurinë Kombëtare. Siç shihet edhe në videon e siguruar, deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka shtyrë deputetin e PD, Isuf Çelaj dhe më pas ka hyrë në sallë.