Rithemelimi nuk heq dorë nga dhuna e kaosi! Tensione në Konferencën e Kryetarëve, bllokon edhe 'Ekonominë'! Bardhi paralajmëron rrëmujë në seancën e nesërme

1 Nëntor 2023, 20:48

Deputetët e Rithemelimit, me Bardhin në krye, dhe Berishën, vijuan skenarin e kaosit dhe tentuan të pengojnë konferencën e kryetarëve duke mos lejuar kolegët socialistë të mblidhen. Në një moment Bardhi hyri me forcë në zyrën e Nikollës, dhe vetëm me ndërhyrjen e gardës ministri Mete prezantoi shkurt  buxhetin e vitit 2024. Më pas opozita bllokoi edhe komisionin e Ekonomisë, duke bërë që mbledhja të zhvillohej online