Rithemelimi-PS/ Ironizon Basha: Rrinë si qengja përballë Ramës, nuk na bashkon asgjë me ta

24 Mars, 13:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga Dibra përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij, se mes PS dhe Rithemelimit u bë një pazar.

Ai mbylli çdo derë bashkëpunimi me ta, duke thënë se “nuk na bashkon asgjë për aq kohë sa bëjnë pazare”.

Basha vijoi më tej duke thënë se ata  janë pengesë në misionin që kanë për të rrëzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij.