Roja bie aksidentalisht nga kati i 15 në katin e 14, ndërron jetë në vend 63-vjeçari në Sarandë

30 Tetor 2021, 12:29 | Përditesimi: 30 Tetor 2021, 12:29

SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës. Një 63-vjeçar me iniciale H.I, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të. Për pasojë roja ka humbur jetën në vend.

“Më datë 30.10.2021,  rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

r.k./Shqiptarja.com