Roland Bejko në ‘5 pyetjet’: Berisha me skenare për interesa personale! Shumica mbështet Lulzim Bashën! Ja pse e kërkon PD-në ish-kryeministri

3 Janar 2022, 22:55 | Përditesimi i fundit: 2022-01-04 07:33:07

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, deklaroi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv se Sali Berisha ishte një burrë shteti deri në vitin 2013 por qasja e mëvonshme është e gjitha për interesa personale. Ndër të tjera Bejko theksoi se shumica e anëtarësisë mbështet Lulzim Bashës ndërsa shtoi se ish-kryeministri kërkon të bëhet kryetar i PD për t'i treguar SHBA-ve se nuk e nxjerrin dot jashtë loje.