Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK përfundon hetimet, 7 të pandehur: Dritan Rexhepi porositi pengmarrjen nga Ekuadori! Shpëtojnë 3 vëllezërit Hajri

3 Nëntor 2021, 15:49

SPAK ka përfunduar hetimet për ngjarjen e rëndë të rrëmbimit dhe më pas vrasjes së Jan Prengës.  SPAK ka dërguar për gjykim të akuzuarit Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini,

Ndërkohë që janë lënë të lirë nga hetimet Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, si dhe Aleks dhe Ardian Doçajn, pasi prokuroria thotë se nuk provohet që personat nën hetim të kenë kryer veprat penale përkatëse.

    No videos found.