Rreth 1 orë para nisjes së seancës, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend! Rrethohet foltorja e sallës

7 Dhjetor 2023, 09:17

Garda e Kuvendit është vendosur në gatishmëri për të bërë të mundur mbajtjen e rregullit gjatë seancës ku pritet të miratohet nen për nen buxheti për vitin 2024.

Siç shihet edhe nga pamjet të siguruara nga Report Tv, gardistët kanë rrethuar foltoren e Kuvendit duke mos lënë deputetët e Rithemelimit dhe grupit të Bardhit që të vijojnë me skenarin e tyre të zakonshëm të përmbysjes së karrigeve.