Rreth 300 mijë rrënjë kanabis të asgjësuar në 2023, Balla: Vitin tjetër vëzhgim me dronët ‘bayraktar’

14 Dhjetor 2023, 15:33

Avionët e Guardia di Finanzës italiane identifikuan mbi 1/3 e sipërfaqes së mbjellë me kanabis gjatë këtij viti. Më shumë se 300 mijë rrënjë u sekuestruan sipas të dhënave që u bënë të ditura në konferencën e përvitshme të policisë shqiptare me palën italiane. Vitin e ardhshëm kontrolli i territorit do të bëhet edhe me dronët “Bayraktar”.