Revani jugu - Hasude e pjekur
Përbërësit:
- 250 g niseshte
- 200 g sheqer
- 1 litër ujë
- 70 g gjalpë
- 100 g bajame ose arra sipas dëshirës
- Vanilje sipas dëshirës
- Kos për ta lyer lart
Përgatitja:
Në tenxhere shtojmë 20 gr gjalpë dhe sheqerin sa të shkrijë, por jo të marri ngjyrë, shtojmë niseshtenë e tretur në ujë edhe e përziejmë derisa të trashet e të shkëputet nga anët. Më paa shtojmë gjalpin e mbetur edhe bajame të qëruara nga lëkurat edhe të pjekura. E shtrojmë në tavë të lyer me vaj ulliri edhe sipër e lyejmë me kos. E pjekim në furrë të parangrohur me 200° për 40 minuta sa të marrë ngjyrë lart. E shërbejmë të ftohtë e të prerë në copa si rombe.




















