Çfarë shkruanin gazetat më 24 nëntor 1998/ Shqiptarët miratojnë Kushtetutën, në referendum fiton “PO”-ja,ndërkombëtarët kritikojnë Berishën

24 Nëntor, 09:53 | Përditesimi: 24 Nëntor, 09:53

Vendi bëhet me Kushtetutë. Qytetarët shqiptarë miratuan nëpërmjet referendumit dokumentin themeltar të shtetit. Kjo ishte ngjarja që pasqyrohej gjerësisht dhe me detaje e reagime në shtypin e shkruar të datës 24 nëntor 1998-të. Për pjesmarrjen në referendum në shtyp flitej se ishte më e lartë se 50 për qind ndërsa “PO”-ja për ta miratuar Kushtetutën kishte arritur shifrat e 93% nga ata që kishin votuar. Ndërkombëtarët e cilësonin referendumin korrekt ndërsa liderin e opozitës Sali Berisha jo dhe e kritikonin. Ky i fundit dhe PD bënë thirrje që të mos shkohej në votime. Ndërsa sukses e cilësonin socialistët që ishin në pushtet. Gazeta Koha Jonë shkruan :“Kushtetuta zbyth Berishën” ndërsa në Gazetën Shqiptare titulli ishte ky: “ Urrejtje pas Kushtetutës” . Botimet e partive politike kishin qëndrime tërësisht të kundërta. Në RD shkruhej: “ Referendumi votohet vetëm 39 përqind” ndërsa në ZP titulli ishte ky: “ Rezultati 93% “PO”.
 

K.Ta/Shqiptarja.com