Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Nëntor 2026, Receta/ Tea Dupi flet pa filtra për jetën e saj!

24 Nëntor, 16:06 | Përditesimi: 24 Nëntor, 16:06

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Revani jugu - Hasude e pjekur / Biftek vienez / Supë me presh dhe patate.

E ftuara e sotme është një personazh që e kemi parë shpesh në panelet televizive, ku shpreh mendimet e saj për çështje të ndryshme sociale, marrëdhëniet njerëzore dhe problematikat e përditshmërisë. E drejtpërdrejtë, me energji pozitive dhe pa shumë filtra në mënyrën se si i thotë gjërat. Por Tea Dupi sot rrëfen pa filtra jetën e saj. Ka zgjedhur të punojë në sektorin bankar, ndërsa sot është e angazhuar edhe në botën e televizionit dhe komunikimit publik. Ajo flet për zgjedhjet që ka bërë, sakrificat, marrëdhëniet, divorcin, mëmësinë, dashurinë dhe për atë që ndryshon te një grua kur mbërrin në të 50-at.

MC/Shqiptarja.com