Rriten tensionet te ‘Sheshi Uillson’, përplasje fizike me Policinë! Protestuesi tenton të çajë kordonin, deputetët e shpëtojnë nga shoqërimi!

23 Dhjetor, 18:36

Shtyrje dhe përplasje, rriten tensionet te “Sheshi Uillson” në Tiranë.

Ka edhe incidente pasi Policia kërkon largimin e protestuesve. Kurse deputetët e opozitës janë konfrontuar direkt edhe fizikisht.

Mes tyre në linjën e parë edhe Eno Bozdo. Policia nuk bën asnjë hap pas. Uniformat blu mbajnë të hapur një pjesë të rrugës.

Një prej protestuesve sulmoi fizikisht policët që tentuan ta shoqëronin, por të tjerët e ndaluan duke e tërhequr pas. Deputeti Bardhi tha se në këtë pikë nuk ka persona të shoqëruar nga Policia.

Ndërkohë që ka pasur edhe persona të shoqëruar në zona të tjera.