Rritet interesi i të rinjve për arsimin profesional në Lezhë, dega më e kërkuar Hoteleri-Turizëm

2 Gusht 2022, 17:41

Interesi i të rinjve për të ndjekur arsimin profesional po vjen gjithnjë e në rritje në qytetin e Lezhës. Drejtori i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” në Lezhë, Bardh Dedgjonaj tregon se ndër degët e preferuara nga nxënësit është ajo e “Hoteleri-Turizmit”.