Rushaj te ‘5 Pyetjet’: Situata në PD s’është rozë! S’ka konflikt, por debat emocional Basha-Berisha! Me përjashtimin e ish-kryeministrit u shmang një 'luftë' të vërtetë me SHBA

27 Shtator 2021, 22:19

TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj tha se situata në PD nuk është rozë, por refuzoi që ta quante se ajo se çfarë po ndodhet me Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është një konflikt. Në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ai tha se ka një debat emocional mes demokratëve. Rushaj këmbëngul qe vendimi për përjashtimin nga grupi i PD-së është vendimi më i mirë që ndaloi një konflikt të vërtetë mes PD-së dhe SHBA-së.