Salianji dorëzon amendamentin për amnistinë penale: Përjashtim deputetëve apo zyrtarëve, të hiqet çdo lidhje me procesin tim

26 Janar, 16:45

Një amendament në amnistinë penale i propozuar nga deputeti Ferdinand Xhaferri, i cili kërkon që çdo person të dënuar me 2 vjet burg nga shkalla e parë e nuk është dhënë ende një vendim nga apeli të falet, u quajt si një tentativë për të shpëtuar deputetin Salianji. Ky i fundit ka dalë sot për një njoftuar një tjetër amendament që i përjashton deputetët nga ky përfitim, për të hequr sipas tij çdo lidhje me të.