Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, deklarata e BE: Do përshpejtojmë integrimin, rruga e vetme bashkimi me Brukselin! Duhet zgjidhje për mosmarrëveshjet mes fqinjëve

13 Dhjetor 2023, 23:05

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt të mërkurën në Bruksel. Në deklaratë BE ripohon angazhimin e plotë dhe kërkohet përshpejtimi i procesit të anëtarësimit, duke u bazuar te reformat e besueshme, te kushtëzimet e drejta dhe të rrepta dhe te parimi i meritës së secilit. Presidenti i KiE, Michel deklaroi se BE duhet të jetë gati për zgjerim në 2030.