Samiti BE-Ballkani Perëndimor për planin e rritjes ekonomike, nis pritja e liderëve! I pranishëm Varhelyi, Kurti mesazh online

29 Shkurt, 09:36 | Përditesimi i fundit: 2024-02-29 10:02:41

Tirana do të presë një tjetër samit ditën e sotme, pas atij për Ukrainën ku ishte i pranishëm edhe presidenti Zelensky. Bëhet fjalë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku në fokus do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.