Sapo deputeti rus fillon të flasë, delegacioni shqiptar largohet nga salla e Asamblesë së 145-të e IPU-së

16 Tetor 2022, 21:25

Delegacioni i Shqipërisë u largua nga salla ku po mbahej mbledhja e 145-të  e Asamblesë Parlamentare të Unionin Ndërparlamentar në Ruanda në momentin kur filloi fjalimin deputeti drejtues i delegacionit të Federatës Ruse, ky si një akt simbolik për dënimin e agresionit të Moskës në Ukrainë.