Satelitët Albania 1 dhe 2 po fotografojnë vendin! Do japin hartën e dëmeve nga zjarri

17 Shtator, 17:36

Institucionet vendase do të kenë shumë shpejt një përgjigje për dëmet që shkaktuan zjarret masive këtë vit. Shqipëria po fotografohet nga ajri nga satelitët Albania 1 dhe 2, ku në fokus do të jetë analizimi i problemeve në territor, përfshirë zonat me thatësirë të madhe, situata me lumenjtë apo gjendja e zonave të mbrojtura.

    No videos found.