Seanca e Kuvendit u ndërpre për shkak se ikën dritat në sallë. Pasi rregullimit të problemit, pati edhe një reagim nga ana e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila tha se dritat ikën, por jo se i shkëputi OSHEE, por për shkak të një defekti teknik.
“U shkëputën dritat, por fatmirësisht jo nga OSHEE. Nuk ka pasur asnjë defekt. Të dy fiderat kanë qenë në punë dhe linja e furnizimit nuk ka asnjë problem. Siç do sallë mund të ketë problematika tektine dhe kjo nuk është arsye për të pasur këtë gëzim”, tha Balluku.