Sejko: Në 2023 Shqipëria mirëpriti rreth 10 mln vizitorë, u ngjit në vendin e tretë në botë me rritjen më të shpejtë të turizmit

16 Shkurt, 11:12

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë fjalës së tij në takimin e Konstituencës së përbashkët në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, tha se Shqipëria mirëpriti rreth 10 milionë vizitorë, duke u ngjitur në vendin e tretë në botë për rritjen më të shpejtë të turizmit dhe duke regjistruar – për herë të parë në historinë e vet – suficit të llogarisë korrente.

Sejko tha se duhet të çojmë para luftën kundër inflacionit. Më tej Sejko shtoi se plakja e popullsisë, kufizimet e fuqisë punëtore, po bëhen faktorë gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomive të Konstituencës sonë. Po ashtu, shtoi Sejko, fragmentimi gjeopolitik dhe efektet e ndryshimeve klimatike, po shndërrohen në sfida të së tashmes