Selim Brahja, hoxha që u vra në hyrje të xhamisë

28 Shkurt 2020, 06:58

Sonte në emisionin “Dosja K” të gazetares Admirina Peçi, trajtohet historia e vrasjes së parë politike prej Partisë komuniste në Shqipëri. Kjo është historia e hoxhës së Saukut, Selim Brahja, një prej njerëzve me influencë në Tiranën e viteve të Luftës, i cili në konferencën e Mukjes mbrojti tezën e nacionalitëve për një Shqipëri etnike.  Pas këtij qëndrimi të hapur, ai vritet mengjesin e 30 gushtit 1943 prej partizanëve të cetës së Pezës në hyrje të xhamisë, ditën e parë të Ramazanit. Për gjatë gjithë regjimit komunist familja e tij u etiketua si familja e nëj armiku të cilin Partia e pushkatoi pa gjyq.