Selim Brahja, hoxha që u vra në hyrje të xhamisë/ Pjesa e dytë

5 Mars 2020, 21:34

U persekutuan për afro 45 vjet  e gjithë familja, për shkak të një njolle në biografi. Fëmijët shaheshin e nëpërkëmbeshin në shkollë, përjashtoheshin kudo, denigrohej e gjithë familja në mbledhje të hapura para qindra vetëve, nuk u jepej e drejtë studimi e punësimi… Gjithçka lidhej me atentatin që komunistët i kishin bërë hoxhës së Saukut, Selim Brahja, duke e cilësuar armik të Partisë.

Prej dites së ekzekutimit dhe  përgjatë gjithë viteve të diktaturës, familja në tre breza njohu perndjekje e persekutim. Rrëfimi i Lulzim Brahjes, një prej pasardhësve të Selim Brahjes, në emisionin "Dosja K", të gazetares Admirina Peçi.