"Dosja K" sjell historinë e Shaqir Gjoçajt, i arrestuar së bashku me 3 familjarë të tij, pas një tentative të dështuar për t'u arratisur nga Shqipëria në vitin 1953. Presionet e Sigurimit të Shtetit, hetuesia dhe kalvari i vështirë në kampet-burgje të diktaturës... Ishte shkurti i vitit 1953, kur fisi Gjoçaj, në fshatin Kolgecaj, do të përjetonte kulmin e një drame që kishte nisur prej kohësh. Shaqir Gjoçaj atëkohë ishte 17 vjeç. Vetë i teti, bashkë me vëllezirit, nënën dhe motrat, kishin planifikuar të arratiseshin, për t'u shpëtuar presioneve të Sigurimit të Shtetit, të cilët prej kohësh donin t'i përdornin si karrem për të shtënë në dorë një prej nacionalistëve të njohur të zonës së tyre Tahir Hoxha. Për tu shpëtuar presioneve e për të mos u bërë vegël e Sigurimti të Shtetit, vendosin të arratisen familjarisht. Por spiunët i kishin diktuar dhe kapen në befasi ndërsa tentonin të kalonin kufirin. Shaqiri, arrestohet së bashku më të vëllanë, nusen e vëllait dhe motrën e tij të madhe. E ndërsa ata dënohen të gjithë me burg, e ëma dhe tre fëmijë të mitur do të dërgoheshin në kampin famëkeq të Tepelës. Ndërkohë që të gjtihë këta ishin në burgje dhe nëna me tre fëmijë të vegjël në kampin e Tepelenës, shtëpia e tyre pothuaj ishte rrënuar. Po përjetonin, kohët më të zeza të gjithë historisë së fisit të tyre. Pasi u thye nga kampi i internimit, nëna Rrushe me tre fëmijë të vegjël, nuk gjetën më asgjë nga shtëpia e tyre e dikurshme. Çdo gjë ishte sekuestruar, shtëpia ishte e rrënuar, disa ambjente ishin kthyen në stalla derrash, pemët ishin prerë dhe kudo kishin mbirë shtogjet, ferrat dhe hithrat. Duhej tu dilte zot e ti shpëtonte nga uria, fëmijët e vegjël në shtëpi dhe të tjerët që kishte burgjeve. 60 vjet pas kësaj ngjarje, që ishte edhe fillesa e një kalvari të gjatë vuajtjesh për ta, Shaqiri, tashmë afër të 90-ve, jep këtë dëshmi të rrallë për çfarë ju ndodhi, çfarë përjetuan dhe si i mban mend ai vendet e vuajtjes gjatë viteve të burgut.
Shaqir Gjoçaj: 17 vjeç i burgosur në kampet e shfarosjes (21 nëntor 2023)
Video të fundit në programin Dosja K Të gjitha
-
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' | Xhafer Sadiku: “Armiq” që në djep, shkolla mjet terrori kundër nesh!
10 Janar, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K'| Vexhi Buharaja, orientalisti i burgosur që la dorëshkrime të rralla
27 Dhjetor 2025, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti dhe dorëshkrimi sekret që i shpëtoi Sigurimit të Shtetit
20 Dhjetor 2025, 21:31 -
EMISIONI I PLOTË, DOSJA K | Robert Prifti, kimisti me valixhen misterioze kundër diktaturës
13 Dhjetor 2025, 21:01 -
Emisioni i plotë 'Dosja K' - Theu burgun e u arratis, si e sfidoi Sigurimin Prek Thani
6 Dhjetor 2025, 21:20 -
Emisioni i plotë 'Dosja K'/ Fundi tragjik i 3 vëllezërve që sfiduan serbët dhe komunizmin
29 Nëntor 2025, 21:28 -
EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K' |Historia tragjike e Fisit të Prelë Nikë Lucës, 5 martirë e 53 vite burg komunist
22 Nëntor 2025, 21:01 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Bute Dedndreaj,arratisja legjendare nga kampi internimit të Beratit për të shpëtur foshnjen
15 Nëntor 2025, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K - 'Gjaku që sfidoi prangat', Bub Matoshi rrëfen arratisjen e 33 malësorëve nga Nikaj-Mërturi
8 Nëntor 2025, 21:18 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K'| Si i ktheu Enver Hoxha fshatarët në skllevër, sipas recetës së Stalinit
1 Nëntor 2025, 21:06 -
EMISIONI I PLOTË DOSJA K/ Fshatarët disidentë kundër komunizmit: Nuk duam kooperativa!
25 Tetor 2025, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Selaudin Toto idealisti i shpërblyer me plumb
18 Tetor 2025, 20:59 -
EMISIONI I PLOTË 'Dosja K' - Vallëzim me vdekjen, në emër të lirisë! Sakrifica e burrave të familjes Toto
11 Tetor 2025, 21:07 -
EMISIONI I PLOTË Dosja K- Xhavit Lohja: Njeriu misterioz që më shpëtoi në hetuesi
4 Tetor 2025, 21:17 -
EMISIONI I PLOTË, Dosja K- Xhavit Lohja: Arratisja që më kushtoi mbi 18 vite burg
27 Shtator 2025, 21:05 -
DOSJA K/ ‘Për hir të dashurisë’, katër gra ruse që paguan shtrenjtë për dashurinë e tyre me djem shqiptarë
30 Korrik 2025, 08:19 -
Emisioni i plotë- Dosja K/ Nina, Elena, Livia dhe Valentina, 4 divorce të stilit komunist shqiptar
29 Korrik 2025, 15:58 -
'Për hir të dashurisë', 4 fate tragjike të ruseve të dashuruara me djem shqiptarë l DOSJA K
22 Korrik 2025, 20:09 -
Emisioni i plotë- Xherardo Nikjari, 26 burgjet e terrorit në Shkodër
15 Korrik 2025, 18:05 -
Emisioni i plotë/DOSJA K - Masakra e Qafë Barit, Sigurimi: Donin të arratiseshin, ndaj i vramë
8 Korrik 2025, 20:54

