Shembjet e banesave pa leje në Urën e Dajlanit, banorët bëjnë rezistencë! Ndërhyn policia

28 Janar, 14:38 | Përditesimi: 28 Janar, 14:38

Banorët në Urën e Dajlanit kanë bërë rezistencë ndaj IKMT-së, të cilët kanë ‘zbarkuar’ në zonë me mjetet e punës për të shembur 16 banesat dhe 4 baraket e ndërtuara pa leje në zonë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar banorët nga zona, për të lejuar vijim e zbatimit të planit.

I.M/Shqiptarja.com