Sherr pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë, një person plagos shoferin e një furgoni nxënësish

3 Nëntor 2021, 14:25 | Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 14:25

Një shofer në një rrugë pranë shkollës 'Fan Noli' në Tiranë është konfliktuar me dy drejtues furgonësh, pasi ato kishin bllokuar rrugën që të hipnin nxënësit. Sipas burimeve shoferi donte që ato të hapnin rrugën se kishte urgjencë. Bëhet me dije se ai ka dëmtuar me thikë njërin prej drejtuesve të furgonit. Mësohet se është pa probleme për jetën

r.k./Shqiptarja.com