Shiste armë të futura kontrabandë në dyqanin me leje, arrestohet një person në Tiranë

17 Nëntor 2021, 10:52 | Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 10:52

Një person ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për shitje armësh kontrabandë. Mësohet se në pranga ka rënë Ylli Osmanaj, i cili shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje.

r.k./Shqiptarja.com