Shkodër/ Mes lotësh e dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit dramaturgut Fadil Kraja

19 Nëntor 2021, 12:19 | Përditesimi: 19 Nëntor 2021, 14:56

Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit kolosit të dramaturgjisë, Fadil Kraja. Homazhet janë mbajtur në Teatrin Migjeni, aty ku Fadil Kraja numëron me dhjetëra pjesë të vëna në skenë. Miq, të afërm dhe familjare kanë dhënë mesazhe për këtë figurë, i cili përveç se kolos i letrave, ishte edhe një qytetar model i Shkodrës.

r.k./Shqiptarja.com