Shkolla e Hoteleri-Turizmit me standarde zvicerane, Rama: Krenari për arsimin profesional shqiptar

12 Dhjetor 2024, 14:50

Të jesh pjesë e shkollës së Hoteleri Turizmit, për kryeministrin Edi Rama shtë njëlloj sikur të kesh përfunduar studimet në shkollën më të mirë hoteliere të Lozanës. Me të njëjtat kurrikula e standarde si shkolla zvicerane, Rama tha se të diplomuarit e kanë të ardhmen e sigurt.

Shkolla e Hoteleri Turizmit funksionon tashmë me standardet e një prej shkollave më të mirë të botës EHL, shkolla e hotelerisë në Lozanë.