Shmanget përplasja me grupin e Rithemelimit, nesër mblidhet online Komisioni i Reformës Zgjedhore! Në seancë dëgjimore KQZ

26 Shkurt 2024, 15:24 | Përditesimi: 26 Shkurt 2024, 15:24

Të martën Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhet sërish. Këtë herë, do të jetë radha e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor. Kjo dëgjesë vjen pasi Alibeaj dhe Gjiknuri kanë mbledhur edhe propozimet e një sërë grupesh të tjera të interesit, si diaspora e shoqëria civile.

r.k./Shqiptarja.com