Shoferët me shkelje të rënda, ritestim për patentën! Gonxhja: Shoferët e rregullt rinovim patentës pa test! Në 2022 literatura për kodin rrugor, në shkolla

17 Nëntor 2021, 20:31 | Përditesimi: 17 Nëntor 2021, 20:33

Drejtuesit e automjeteve me të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Në një intervistë për ReportTv kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se kjo risi do të rrisë parametrat e sigurisë pa kosto. Po ashtu, nga viti i ardhshëm, njohuritë për kodin rrugor dhe sinjalistikën do të futen në kurrikulat e shkollave

KT/Shqiptarja.com