Shoqata e Diasporës letër Gjiknurit e Alibeajt: Të pakënaqur me ‘Zgjedhoren’, Kuvendi po injoron vendimin e Kushtetueses për votën e emigrantëve

13 Shkurt, 15:25

Diaspora shprehet e pakënaqur me punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore për të çuar përpara realizimin e votës e emigrantëve. Shoqata e diasporës “Për Shqipërinë e lirë” thotë se Kuvendi po injoron vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mundësuar votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, ndërsa bashkëkryetarëve i kërkon përfshirje në konsultimet e Komisionit.