Shoqata e Gjyqtarëve kundër projektligjit: Me emërimin e kryetarëve pa garë po merrni kompetencat e KLGJ

13 Janar, 16:54 | Përditesimi: 13 Janar, 16:54

Një nismë ligjore e propozuar nga deputeti socialist Olsi Komici e cila parashikon emërimin automatik në detyrën e kryetarit, deri në vitin 2028 të drejtuesve aktualë në detyrë të gjykatave, ka hasur në kundërshtimin e hapur të shoqatës kombëtare të gjyqtarëve. Dispozita ligjore shihet si një uzurpim i kompetencave të KLGJ-së, dhe e panevojshme përsa kohë Këshilli vetë ka miratuar një akt të posaçëm që i hap rrugë garës për drejtuesit e Gjykatave.

    A.M/Shqiptarja.com