Shpërdoroi detyrën, SPAK kërkon 3 vite e 4 muaj burg dhe 5 vite heqje të së drejtës për pozicione publike për ish-kreun e Bashkisë Lushnjë Fatos Tushe

3 Qershor 2022, 13:03

3.4 vite burg kërkoi Prokuroria e Posaçme për ish-kryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, të vënë nën akuzë për shpërdorim detyrë dhe shkelje të barazisë në tendera. SPAK kërkoi përballë trupës së Gjykatës së Posaçme edhe përjashtimin për 5 vite nga e drejta për të ushtruar funksione publike.